Përleshje të dhunshme kanë shpërthyer mes mijëra demonstruesve palestinezë dhe forcave të armatosura izraelite në gardhin kufitar të Gazës.
Një palestinez është goditur në fytyrë me një bocë gazi lotsjellës, duke e lënë atë duke tymosur nga goja dhe spërkatur këmishën e tij me gjak, transmeton portali arbresh.info.

Forcat e armatosura izraelite gjuajnë me gaz, pasi palestinezët filluan të djegin goma.
Protestat e sotme përkojnë me ‘Ditën e Jerusalemit’, e krijuar nga Irani për të protestuar kundër sundimit izraelit të qytetit të shenjtë. Izraeli dhe Irani kanë qenë armiq që nga revolucioni islamik i Teheranit më 1979./Arbresh.info/

43-vjeçari gjendet pa shenja jete në Llapçevë të Malishevës
Kurti u takua me Sekretarin e Shtetit për Punë të Brendshme ...
Deputeti kanadez, dhëndër i Kosovës uron 18-vjetorin e Pavar...
Fondi Monetar Ndërkombëtar: Bllokadat politike ndikuan në ek...
Shqyrtohet pezullimi i paketës 1.6 miliard euro për Serbinë
Sveçla dorëzon detyrat e digjitalizimit e administratës publ...