Auditori alarmon për katastrofën natyrore që po shkaktohet në Deponinë Sanitare në Mirash

23:45 | 7 Qershor 2018
M. A.

Kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës (KMDK), përballet me rreziqe financiare dhe rreziqe operative, teknologji të vjetruara, kosto të lartë të shërbimeve, tarifa të ulëta dhe rreziqe të jashtme si infrastrukturore, mjedisore dhe të katastrofave. Kështu ka konstatuar Auditori Gjeneral.

Auditori ka audituar pasqyrat vjetore financiare të KMDK-së për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2017, të cilat përfshijnë bilancin e gjendjes, pasqyrën e të ardhurave, pasqyrën e rrjedhjes së parasë, pasqyrën e ndryshimeve në ekuitet dhe shënimet shpjeguese, shkruan lajmi.net.

Sipas Auditorit, sa i përket rreziqeve mjedisore dhe ekologjike sidomos të Deponit Sanitare kompania ka rrezik të lartë për shkak të rrjedhjes së ujërave të zeza dhe depërtimit në ujërat nëntokësorë të cilat mund të ndotin, të kontaminojnë lumenjtë dhe hapësirat për rreth tyre.

Sipas Auditorit, gjasat për ndodhjen e këtij rreziku janë të mëdha dhe ndikimi është shumë i lartë si rrezikim i stafit që punon aty, popullatës përreth, ndotja e ujërave dhe ajrit.

“Menaxhmenti nuk posedon ndonjë regjistër që identifikon rreziqet e ndryshme financiare, operative dhe mjedisore që mund t’i kërcënojnë aktivitetet e saj, me qëllim të identifikimit dhe zvogëlimit të tyre në nivel të pranueshëm. Kompania në plan të biznesit ka planifikuar shumën 28,380€ për shpenzime të pa parapara, për qëllime të mbulimit të këtyre rreziqeve. Kjo shume e ndarë për këto qëllime është shume e ulet në raport me rreziqet që kompania ballafaqohet nga aktivitetit i saj. Kjo për shkak të nënvlerësimit të tyre dhe mungesës së fondeve”, thotë Auditori.

Mos sigurimi i vazhdimit të licencës për administrimin e mbeturinave.

KMDK menaxhon Deponit e Mbeturinave në rreth 70 për qind të territorit të Kosovës. Ligji për Mbeturina nr. 04/L-60 (neni 16 pika 1), kërkon “Mbledhjen, grumbullimin, transportimin, trajtimin, përpunimin, magazinimin, riciklimin dhe deponimin e mbeturinave e bënë vetëm personi i licencuar”. Edhe përkundër përpjekjeve për sigurimin e licencës (dhe rekomandimit të Auditorit nga viti paraprak), Auditori thotë se kompania ende vazhdon të operoj me licencë të përkohshme prej vitit 2012, për shkak të mos përgjigjes nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor;

Mos sigurimi i tarifores për deponimin e mbeturinave

Ligji për Mbeturina nr. 04/L-60 neni 14 pika 2, thotë, “Në bazë të dispozitave të Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe këtij ligji, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, në marrëveshje me Komunat përkatëse përcakton tarifat për deponimin e mbeturinave komunale në deponit e caktuara”. Auditori ka gjetur se KMDK nuk kishte arrit të siguroj tarifën sipas kësaj kërkese dhe ende vazhdon që shërbimet e veta t’i faturoj në bazë të tarifores së trashëguar nga ZRRUM3 të vitit 2012.

“Kjo tarifore (e skaduar) mbulon vetëm mbledhjen e mbeturinave të amvisërisë me vlerë 5.31 euro/ton. Kompania vazhdon të pranojë lloje tjera të mbeturinave për të cilat nuk kishte licence as tarifore, siç janë: deponimin e qelqit, gomës, mbeturinat e dheut dhe gurëve, mbetje shtazore dhe asgjësimin e mbeturinave të doganës. Për këto lloje të mbeturinave, Bordi i Drejtorëve të kompanisë në janar të 2016 kishte caktuar tarifën në vlerë prej 50€/ton. Ketë veprim kompania e kishte bërë shkaku i mos përgjigjes nga organi kompetent për caktimin e tarifave, respektivisht MZHE”, thuhet ne raportin e Auditorit.

Shpërndaje në rrjete sociale