Reperi i njohur Majk ka muaj që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e tij.
Megjithatë, vera 2018 pritet ta gjejë atë së shpejti me një projekt të ri dhe shumë ritmik.
Ndërkohë, pak para fillimit të sezonës, ai ka shfrytëzuar rastin që t’i japë vetes disa ditë të mira pushimi.
Ai ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi, përmes së cilave tregon se po shijon detin e kaltër në këtë mot të nxehtë.
Mirëpo në një nga fotografitë e hedhura në InstaStory, reperi shfaq aksidentalisht këmbë e një vajze, e cila aludohet të jetë e dashura pranë tij.
Ka tash e sa muaj që dyshohet për një lidhje të mundshme mes tij dhe Melita Nushit, por që asnjëri nuk e kanë konfirmuar një lidhje të tillë.
Majk ka qenë shumë i përfolur në rrjetet sociale për jetën e tij private, ndonëse është munduar ta mbajë gjithnjë hermetike.


Ligji për të Huajt në fuqi nga nesër, ambasadori Guerot e mi...
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj