Maqedonia është partner i vërtetë i Aleancës dhe meriton të bëhet aleat. Anëtarësia në NATO do të jetë njohje e mundit tonë dhe do të forcojë sigurinë në rajon.
Kjo është porosia që ministrja e mbrojtjes e Maqedonisë, Radmilla Sheqerinska sot dhe nesër do ta përcjellë te kolegët e saj, ministrat e shteteve anëtare të NATO-s në prag të Samitit të Aleancës në korrik.
Sot ministrja Sheqerinska realizoi takim me ministrin e mbrojtjes së Letonisë, Raimonds Bergmanis, ndërsa nesër në suaza të mbledhjes së Këshillit Veri-atlantik të NATO-s, do të ketë disa takime me ministrat e mbrojtjes së shteteve anëtare të NATO-s.
Në Mons, Sheqerinska takoi zëvendës-komandantin e Komandës kryesore të forcave të NATO-s për Evropën, gjeneralin James Everard. Në këtë takim, Sheqerinska përsëriti se Maqedonia është fuqishëm e përkushtuar në realizimin e qëllimit tësaj – anëtarësi të plotë në NATO dhe informoi gjeneralin për reformat e vazhdueshme në Armatën e Republikës së Maqedonisë.
Sheqerinska nesër do të marrë pjesë në mbledhjen e ministrave të mbrojtjes së shteteve anëtare të NATO-s dhe ministrave të shteteve pjesëmarrëse në misionin “Përkrahje vendimtare”, me të cilin udhëheq sekreatari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg./Telegrafi/
Osmani përgëzon deputetët për miratimin e marrëveshjeve ndër...
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...