Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se çështja e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë do të zgjidhet shumë shpejt.
Në pyetjen e gazetarëve se kur do të realizohet biseda e shumëpritur telefonike me homologun e tij grek, Alexis Tsipras, Zaev u përgjigj se ndoshta telefonata do të jetë nga ana e Maqedonisë, por data dhe koha e saktë nuk dihen.
“Ndoshta ne do të telefonomë drejt Athinës dhe shpresoj që kjo të ndodhë shumë shpejt. Unë nuk do të doja të jap komente shtesë përveç asaj që është thënë në kumtesën e MPJ-së. Kjo tregon se ne jemi me të vërtetë afër zgjidhjes, por është shumë e rëndësishme kjo të jetë e qëndrueshme dhe afatgjatë dhe të jetë qind për qind e sigurt për gjeneratat që do të vijnë dhe që do ta kultivojnë këtë shoqëri me marrëveshjen që do ta arrijmë. Siçe shihni, unë jam optimist, edhe pse nuk është lehtë”, u shpreh Zaev.
Kryeministri shprehu bindjen e tij se në rast se arrihet marrëveshje për emrin, atëherë edhe në Samitin e NATO-s që do të mbahet më 11 dhe 12 korrik do të pranohet ftesa për anëtarësi të plotë në NATO dhe do të fillojë ratifikimi në kuvendet e shteteve anëtare.
Jurgen Klopp në Real Madrid?
Rekord të ardhurash nga turizmi/ BSH: Ekonomia përfitoi 4.4 ...
Vazhdojnë protestat dhe bllokimet e rrugëve nga fermerët
Tahiri bisedon me Thaçin me telefon: E njoftova se nesër zër...
Punimet e ndërtimit në rrugën Veternik–Graçanicë zvarriten, ...
Policia në veri ndalon 4 automjete me targa serbe me mallra ...