Tri janë, sipas agjencisë “Reuters”, vendet që e bëjnë momentalisht të pasigurtë çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE-në: Franca, Holanda dhe Danimarka.
Prandaj është e paqartë, – shkruan “Deutsche Welle”, – nëse Komisioni Europian do të japë “dritën jeshile” në Samitin e BE-së në fund të qershorit, e ky dyshim qarkullon jo vetëm në qarqe të KE-së, por edhe të qeverisë gjermane.
Duke cituar përfundimet e “Reuters”, gjiganti mediatik gjerman thotë se brenda Berlinit ka zëra kritikë ndaj qëndrimit të Macronit, për të cilin thonë se nuk po e dallon rëndësinë gjeostrategjike të Ballkanit Perëndimor për stabilitetin e Europës.
Ndërsa në Bruksel thuhet se, “presidenti francez ka ndjesinë se do t’u hapte krahun djathtistëve në politikë, sepse për Shqipërinë mendohet menjëherë për kriminalitetin e organizuar”.
Edhe qeveria holandeze e argumenton qëndrimin e saj kundër me frikërat e brendshme. Komisioni Europian kërkon hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, sepse të dyja vendet i kanë përmbushur formalisht kriteret dhe BE-ja duhet t’i qëndrojë fjalës së saj.
Por, edhe në Gjermani ka dyshime lidhur me hapjen e negociatave brenda Unionit konservator. “Reuters” thotë se Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe ministri i Jashtëm socialdemokrat, Heiko Mass, janë megjithatë për hapjen e negociatave.
Në qarqet qeveritare kujtohet se bëhet fjalë për fillimin dhe jo përmbylljen e negociatave që zgjasin me vite./Top Channel
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje
Fillojnë bisedimet e paqes në Gjenevë