Mohamed Salah ka zgjuar interesim nga Barcelona.
Mohamad Salah mund të jetë përfocimi kryesor i Barcelonës në merkaton e verës. Sipas të përditshmes spanjolle “AS” klubi katalanas e konsideorn egjiptianin si alternativën kyresore nëse negociatat për afrimin e Antoine Griezmann nuk do të shkonin në mënyrën e duhur.
“AS” raporton se sulmuesi i është ofruar drejtuesve blaugrana, më konkretisht pjestarë të zyrës që menaxhon të drejtat e 25-vjeçarit kanë dhënë të gjithë gatishmërine tyre për të mbyllur me sukses bisedimet që tashmë kanë nisur. Madje mësohet se gjatë periudhës së fundit ka pasur takime të shpeshta mes zyrtarëve të Barcelonës dhe disa prej njerëzve të besueshëm të lojtarit, transmeton “SS”.
Pa diskutim që nuk do të jetë një rrugë pa pengesa, pasi përveç akordit me futbollistin duhet gjetur marrëveshja me Liverpoolin. Të kuqtë nuk ulen në bisedime nëse në tryezë nuk janë të paktën 100 milionë euro, megjithatë nuk e konsiderojnë të pashitshëm egjiptianin, aq sa e kanë menduar edhe zëvendësuesin e tij që është Nabil Fekir i Lionit. Mohamed Salah zhviloi një sezon fantastik me Liverpoolin duke u përzgjedhur si lojtari më i mirë i Premier Leagues dhe fitoi titullin e golashënuesit më të mirë me 32 gola të realizuar, për momentin ai po rekuperohet nga dëmtimi i pësuar në finalen e Championsit dhe është në luftë me kohën për të qënë i pranishëm në Kupën e Botës.
Daut Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit: Urime Ardian Gj...
Raportohet se një person është vrarë në Gjakovë
KQZ shpall rezultatet: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 ...
Osmani pas rezultateve preliminare: Ky është veç hapi i parë...
Abdixhiku: LDK-ja shënon rritjen më të madhe që ndonjë parti...
Dardan Molliqaj për rezultatin: Kjo nuk është as afër asaj q...