Deputeti i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj ka kritikuar sot Lëvizjen Vetëvendosje, saktësisht liderin e kësaj Lëvizje Albin Kurti se ka ndërruar qëndrim sa i përket Listës Serbe.
Molliqaj në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se PSD po sulmohet sa i përket asaj se kush-kujt po i ndihmon, raporton arbresh.info.
“Gjithë ne këtu që jemi në opozitë e kemi kritikuar me të madhe e të gjithë ata që janë në pushtet janë ndi shumë keq ditën kur është krijuar Qeveria sepse është krijuar me ndihmën e Listës Srpska dhe e varur nga Listës Srpska për shkak të ndikimit të Beogradit. Të gjithë e keni kritikuar që nuk duhet të ndërtohet asnjë qeveri që është e varur nga Lista Srpska për shkak se i kemi cilësuar të gjithë si njerëz instrumente të Serbisë. Më lejoni të citoj disa deklarata publike të kryetarit të VV-së për këtë subjekt “…kurse në zgjedhjet e ardhshme parlamentar të na sjellin në Kuvend Listën Srpska një formacion ky qetnik i përbërë ky prej qetnikëve. Në Listën Serbe nuk janë thjesht serbë, ata janë çetnikë. Ja ku i kemi çetnikët në 9 republika. U thoni ju çetnikëve të Listës Srpska se kështu i thoni po Republikës dhe historisë sonë “, ka thënë Molliqaj duke cituar deklaratën e Albin Kurtit.
Molliqaj ka pyetur publikisht VV-në se a ka ndërruar qëndrim në raport me Listën Serbe apo a janë gati që ta rrëzojnë edhe Qeverinë e Kosovës bashkë me çetnikët.
“O tregoni që keni ndërru qëndrimin ose thoni që kjo Qeveri është aq e keqe sa edhe me qetnikë e ndërrojmë. Nëse këta janë gati dhe nëse këta shkojnë dhe i marrin nënshkrimet e Listës Srpska PSD qysh sot ua jep nënshkrimet për ta rrëzuar Qeverinë. Nëse nuk është e vërtetë atëherë është mirë të mos bëhen lojëra, o tregoni që e keni ndërruar qëndrimin ose thoni që kjo qëveri është aq e keqe sa edhe me qetnikë e rrëzojna”, ka thënë Molliqaj./Arbresh.info
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...