E gjitha fillon me disa deklarata të bëra nga Thomas Strakosha në mediat shqiptare: “Unë mund të shkoja te Roma, por falënderoj Perëndinë që zgjodha Lazion.
Natyrisht, unë isha i ndikuar nga drejtori sportiv, Igli Tare, i cili me personalitetin e tij të godet dhe ndikon nga këndvështrimi psikologjik. Ai ka një zgjidhje për të gjitha situatat, me të cilat përballet Lazio”.
Deklarata në fjalë u mor me ironi nga shumë tifozë të Romës, duke përfshirë edhe ata të faqes në Instagram “ASRomaDaily”, të cilët raportonin citimin me një koment të tyre: “Ne, gjithashtu, falënderojmë Perëndinë që ke zgjedhur Lazion”. Ky postim mbërriti me “tag” edhe te portieri shqiptar, i cili nuk mendoi dy herë për të komentuar me një postim lakonik “26 Maj”, datën e fitores së Kupës së Italisë në derbin e vitit 2013, ndaj Romës.
Kjo përgjigje mori mijëra pëlqime nga tifozët bardhekaltër, por edhe mijëra komente negative nga ata verdhekuq. Në mënyrë që të evitonte keqkuptimet, Strakosha më në fund kërkoi falje në një nga postimet e tij në rrjetin social të popullarizuar: “Do të doja të kërkoja falje për komentin. Duhet të jem një shembull dhe të mos bëj gabime si ky”. /telesport.al/

Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët ...
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...
Udhëheqësi iranian është gjallë e mirë, thotë ministri i Jas...
Zelensky: Ndihmojmë vendet e Lindjes së Mesme kundër dronëve...
MPB nis aplikimet për lejeqëndrim dhe regjistrim dokumentesh
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol