Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi me ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivlicim Kiliç, ka nënshkruar protokollin zbatues të memorandumit të bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë ndërmjet Ministrisë dhe Këshillit për Arsim të Lartë.
Ai ka falënderuar ambasadoren për mbështetjen e arsimit në Kosovë, në veçanti arsimimin dhe edukimin e nxënësve dhe studentëve të komunitetit turk që jetojnë në Kosovë.
“Ky protokoll, veç tjerash ka për synim përcaktimin e vendosjes së pagesës së arsimit universitar dhe pasuniversitar, si dhe ndarjen e bursave dhe çështjeve tjera të ndërlidhura për studentët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë mbaruar shkollimin e tyre të ulët dhe të mesëm në Kosovë dhe që dëshirojnë të vazhdojnë shkollimin e lartë në Turqi”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Sot, bashkë me ambasadoren e Turqisë në Kosovë, znj. Kivlicim Kiliç, kam nënshkruar protokollin zbatues të Memorandumit të Bashkëpunimit (MB) në fushën e arsimit të lartë ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Këshillit për Arsim të Lartë.
Falënderova ambasadoren për mbështetjen e arsimit në Kosovë, në veçanti arsimimin dhe edukimin e nxënësve dhe studentëve të komunitetit turk që jetojnë në Kosovë, njëherësh theksova se ndër prioritetet kryesore të MAShT është gjithëpërfshirja në arsim, krijimi i kushteve të barabarta për të gjithë përfshirë këtu edhe fëmijët e komuniteteve jo shumicë.
Ky protokoll, veç tjerash ka për synim përcaktimin e vendosjes së pagesës së arsimit universitar dhe pasuniversitar si dhe ndarjen e bursave dhe çështjeve tjera të ndërlidhura për studentët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë mbaruar shkollimin e tyre të ulët dhe të mesëm në Kosovë dhe që dëshirojnë të vazhdojnë shkollimin e lartë në Turqi.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...