Sane nuk është ftuar për Kupën e Botës në Rusi, edhe pse e mbylli sezonin me Manchester City si lojtari më i mirë i ri në Premierligë.
Gjermania ka bërë publike listën prej 23 lojtarëve të ftuar në Botëror që do të mbahet në Rusi.
Befasisht, në listë për Kupën e Botës nuk gjendet lojtari më i mirë i ri në Premierligë për sezonin 2017/18, Leroy Sane.
Sane, që ka shkëlyer me Cityn, ka marrë tani vëmendjen e të gjitha mediave Botërore, që kanë mbetur të shtangura me vendimin e Joachim Loë.
Para Sanes është ftuar 22 vjeçari anësor i Bayer Leverkusen, Julian Brandt, që ka bërë 39 paraqitje në sezonin 2017/18, duke realizuar edhe 12 gola.
Sane, gjithashtu 22 vjeçar, e mbylli sezonin 2017/18 me 14 gola në 49 paraqitje, duke fituar edhe çmimin e lojtarit më të ri në Premierligë.

Kurti thërret përsëri konferencë për media
Komiteti Teknik i Arbitrave nuk i jep të drejtë Real Madridi...
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...
Sërish seancë në orën 23:00, 1 orë para përfundimit të afati...
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...