VMRO iu bën thirrje simpatizuesve të partisë që të dalin sot në protesta që e paralajmëruan tashmë një muaj më parë për të alarmuar mbi veprimet e Qeverisë Zaev.
Nga kjo parti thonë se për një vit qeverisje, kjo garniturë ka më shumë dështime se sa arritje, prandaj kërkojnë mobilizim maksimal të anëtarësisë dhe qytetarëve që kundërshtojnë politikat e kryeministrit Zoran Zaev.
“LSDM-ja për një vit e ka kthyer prapa Maqedoninë në çdo aspekt. Një vit ekonomia ka stagnuar, pa asnjë rritje, një vit shteti është robëruar, gjykatësit punojnë me urdhëra, ndërsa institucionet keqpërdoren nga pushteti. OBRM-PDUKM fton të gjithë qytetarët më 2 qershor në orën 20:00 para qeverisë në protesta kundër krimit dhe korrupsionit”, thuhet në njoftimin e kësaj partie, transmeton zhurnal.
Rreth 60 persona intervistohen në Policinë e Gjakovës për ma...
Vetëvendosje dorëzon në polici kërkesë për hetim të kontratë...
Ish-presidenti i FIFA-s, Blatter, bën thirrje për bojkotimin...
Policia në Gjakovë arreston dy persona të dënuar, ishin në a...
Dallaveret me vota, Kryeprokurori i Gjakovës del në konferen...
I shpëtohet jeta një 37-vjeçareje në Mitrovicë, pati gjakder...