Ministri i Shëndetësisë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka publikuar një video në profilin e tij në Facebook.
Aty ai bënë dallimin mes repartit të vjetër të intensives gjatë kohës së qeverisjes së LDK-së në këtë sektor si dhe repartit në kohën e qeverisjes së tij.
Ismaili tha se kanë investuar 2 milionë euro për renovimin e repartit.
“Ky është dallimi në mes të repartit të vjetër Intensiv dhe atij të riut. Pas 2 milionë euro investime nga TIKA, ky repart është transformuar tërësisht, duke u pajisur me 27 shtretër, aparaturë moderne dhe staf të shtuar profesional. Së shpejti investime të reja nëpër klinika dhe spitale të tjera për shëndetësinë që duam”, ka shkruar ministri Ismaili.
PDK tash e nëntë muaj qeveris me shëndetësinë. Kjo ministri historikisht është udhëhequr nga LDK-ja, si dhe në një mandat nga Partia e Drejtësisë.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit