Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho raportohet se ka pyetur nëse Real Madridi do të pranoj ndonjë ofertë nga Gareth Bale këtë verë.
United është përfolur shpesh për transferimin e Bales dhe uellsiani duket se ka sugjeruar se është i hapur për largim nga Bernabeu pasi startoi finalen e Ligës së Kampionëve nga bankina, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, të enjten, trajneri Zinedine Zidane u largua nga roli i tij në Real Madrid, gjë që forcon mundësinë e Bales për të vazhduar qëndrimin te kampioni evropian sezonin e ardhshëm.
Bazuar në ‘ESPN’, Mourinho dëshiron të zbuloj nëse gjiganti spanjoll do të konsideroj shitjen e sulmuesit, pavarësisht se kush emërohet si zëvendësues i Zidanes.
Një ofertë deri në 120 milionë funta sugjerohet se mund të shtrohet për uellsianin që ka ende edhe katër vite të mbetura në kontratën e tij./arbresh.info/
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...