Deklarata nga Cristiano Ronaldo pas finales së Ligës së Kampionëve befasoi tifozët e Real Madridit, përfshirë presidentin Florentino Perez, por bashkëlojtarët e sulmuesit ishin në dijeni rreth dëshirës së tij për largim.
Në javët që ishin në përgatitje për finalen në Kiev, ai njoftoi kolegët e tij në Santiago Bernabeu për dëshirën e tij për largim nga klubi, transmeton portali arbresh.info.
Prandaj, ata nuk ishin të befasuar nga ajo që tha, megjithëse momenti i zgjedhur për të lënë që të kuptohet se do të largohet nga klubi ishte diçka jo favorizuese. Për këtë arsye, kapitenët në dhomën e zhveshjes ishin të irrituar.
Largimi i Zinedine Zidanes do të thotë që largimi i mundshëm i Ronaldos ka marrë një ndalesë për një kohë, por vazhdon të mbetet ende një çështje për disa nga bashkëlojtarët e tij që konsiderojnë se ai tashmë ka luajtur ndeshjen e fundit te Real Madridi.
Ndërkohë, personat në hierarkinë e klubit janë të qetë rreth situatës, madje edhe pse thuhet se në të njëjtën kohë janë të zemëruar me qëndrimin e tij.
Fakti që superylli ka një klauzolë prej një miliardë euro do të thotë që bordi në Bernabeu beson se ata mund të pengojnë dëshirën e lojtarit për një kontratë më të mirë ose një ndryshim në skuadër.
Për shkak të kësaj, shumë drejtorë besojnë se ai do të vazhdoj./arbresh.info/
Haxhiu njofton për kohën e varrimit të babait të saj
Kurti për Eliot Engel: Mirënjohje e përhershme për shërbimin...
Këto janë duelet më interesante në top-ligat europiane sot
Ndalohet në Mitrovicë të Veriut një shtetas i Serbisë, dysho...
Ndalohet shtetasi serb në Jarinje, i konfiskohen materiale n...
Policia zbulon substancë narkotike në burgun e Dubravës, kat...