Chelsea i ka dhënë fundit interesimit të tyre në ish trajnerin e Napolit, Maurizio Sarri.
“Blutë” pritet nga të gjithë të zëvendësojnë Antoine Conten këtë verë, por Sarri nuk është më duke garuar për pozitën në Stamford Birdge, transmeton portali arbresh.info.
‘Sky Sports’ pretendon që problemet e tij me autoritetet e futbollit italian kanë bërë që Chelsea të heq dorë.
Rasti i fundit në lidhje me Sarrin bëri që ai të dënohet me 20 mijë euro gjobë dhe të mungoj në dy ndeshje për shkak të abuzimeve homofobike ndaj ish trajnerit të Manchester Cityt, Roberto Mancinit.
Ish trajneri i Napolit mohoi këto akuza, por ishte ndëshkuar si rezultat i “epiteteve jashtëzakonisht fyese ndaj trajnerit të skuadrës kundërshtare”./arbresh.info/
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...