Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha së bashku Ruiz Calavera, ka nënshkruar në Bruksel, marrëveshjen financiare IPA 2017, pjesa e I-rë me vlerë prej 48 milion euro.
Hoxha ka thënë se këto mjete janë të dedikuara për zhvillim të demokracisë, sundim të ligji etj.
“Kjo asistencë financiare do të përqendrohet në Demokraci dhe qeverisje, sundim të ligjit dhe të drejta fundamentale, mjedis, klimë dhe energji, konkurrueshmëri, inovacion, bujqësi dhe zhvillim rural, arsim, punësim e politika sociale”
“Si Ministre dhe Koordinatore nacionale e Fondeve të IPA-s, në bashkëpunim me të gjithë dikasteret shtetërore, do të rrisë përkushtimin për mbarëvajtjen në mënyrë që efektet e kësaj asistence të ndihen te secili qytetar i Kosovës”, ka shkruar Hoxha në facebook.
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend