Erolld Belegu, këshilltar politik i kryeministrit Ramush Haradinaj, ka thënë se për Shpitullën është paguar shumë.
“Shpitulla është paguar shumë shtrenjtë, a ka pas aty banditizëm e hajni krejt ka pas jam shumë i sigurt dhe mendoj se këtë duhet ta konstatojë prokuroria”, u shpreh Belegu në RTV Dukagjini.
Ai ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave.
Belegu ka theksuar se beson që deri para vitit të ri, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë drejt vendeve të Evropës pa viza.
“Po shpresojmë që kjo të jetë para vitit të ri, së paku ashtu është një procedurë e cila zgjatë së paku gjashtë muaj që nga dita e marrjes së dritës së gjelbër. Nuk mendoj se tek ne do të zgjatë 18 muaj, ne kemi shumë elemente që i kemi përmbush”, ka thënë Belegu.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër