Arben Gjuka nuk është më drejtor i Korporatës Energjetike të Kosovës. Ai sot ka dhënë dorëheqje, të cilën e ka pranuar Bordi i KEK-ut.
I njëjti Bord e ka emëruar në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit Nijazi Thaçin, i cili mban pozitën e drejtorit operativ në KEK.
“Sot në mbledhjen e rregullt të Bordit është pranuar dorëheqja me shkrim nga drejtori menaxhues z. Arben Gjukaj. Bordi i Drejtorëve ka aprovuar kërkesën e tij dhe njëherësh ka falënderuar z. Gjukaj për punën 10 vjeçare dhe kontributin e tij dhënë në korporatë gjatë kësaj periudhe duke i dëshiruar suksese në detyrat e reja brenda korporatës. Në këtë pozitë, bazuar në skemën organizative në fuqi, UD është emëruar z. Nijazi Thaçi”, ka thënë në një përgjigje nëpërmjet postës elektronike kryetari i Bordit të KEK-ut Faruk Hajrizi.
Nijazi Thaci është i afërm i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.
Në prill është hapur konkursi për drejtorin e ri menaxhues të kësaj korporate, të cilën pozitë për shumë vite e ka udhëhequr Gjuka
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin