Google ADS

Samsung e kupton pse ka shpërthyer Galaxy Note 7

20:23 | 18 Dhjetor 2016
Arbresh Info

Edhe pse Samsung ka tërhequr dy herë fabletën Galaxy Note 7 nga tregu për shkak të shpërthimeve, kompania fillimisht nuk ishte në gjendje të kuptoj pse po ndodhin shpërthimet. Megjithatë, një raport i ri pretendon se Samsung tani e ka kuptuar pikërisht pse ka ndodhur ky problem me baterinë e njësive Galaxy Note 7 që i kushtoi kompanisë 5 miliardë dollarë humbje në të ardhurat.

Samsung pretendon se ka ndarë rezultatet e hetimeve të brendshme me Laboratorin Testues të Koresë si dhe ka premtuar se do të lëshojë një raport të detajuar rreth shkakut të shpërthimit të baterive deri në fund të këtij viti, por deri tani duket që kompania nuk është e gatshme të ndaj rezultatet e hetimit të tij me publikun, shkruan portali arbresh.info.

Në fillim të këtij muaji, një raport fajësoi dizajnin e baterisë së përdorur tek Galaxy Note 7 për shpërthimet dhe zjarrin. Samsung thuhet se ka dashur një bateri të hollë me kapacitet sa më të lartë të mundshëm në mënyrë që të mbajë të hollë edhe dizajnin e fabletës dhe kohëzgjatja e baterisë të jetë në nivel./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm