Mitrovica shkruan historinë, kualifikohet në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve

19:37 | 13 Gusht 2019
Arbresh Info

Vashat e Mitrovicës kanë shkruar historinë me fitoren e regjistruar pasditen e sotme (e martë).

Kampionet e Kosovës kanë arritur të kualifikohen në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve pas përfundimit si lidere të Grupit 2 në rrethin e parë kualifikues duke siguruar tri fitore nga tri ndeshjet e zhvilluara, shkruan portali arbresh.info.

https://www.facebook.com/kffmitrovica/photos/a.1075568375912329/1606663119469516/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARBBU0D151BIhBnNtF4gnSEzS3MxvIgkgfhDQdiDfVAaK-eafQFVDJnPbGHCxv9q3Bl_J1BgaFnNbZHIVoMabUUQB1A4-Hk3F2XNSyONEDNSIySl0A7Vc3RP-cuW1o3DwAx_8UlGcJp_rU_NvWZSbQOwwgsZng2NEOBYP034jqu8WjM7i98C782z99qcZsKTPLs32DgkOmdcPo4Is9qE0ClZJESE_YCZymV6nVZk8v-oIjJW_YbysoWhOELBPcf-V7cLBa0myJIGLCYFpmZyuiACiHyo8NrIug&__tn__=-R

Me fitoren sonte me rezultat 1 me 0 ndaj kampiones nga Mali i Zi , Breznica Pljevlje, vashat tona kanë shkruar një faqe të re në historinë e futbollit tonë.

Ishte Kaltrina Biqkaj që i dhuroi fitoren skuadrës së tij me golin e shënuar në minutën e fundit të kohës së rregullt nga pika e bardhë.

Kjo është hera e parë që Kosova do të marrë pjesë në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve në konkurrencën e femrave, ku do të jenë të përfshira 32 ekipe.

Shorti për këtë rreth tërhiqet më 16 gusht në Nion, ndërsa ndeshjet do të zhvillohem më 11/12 dhe me 25/26 shtator./arbresh.info/

https://www.facebook.com/kffmitrovica/photos/a.1080527912083042/1606652992803862/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARBr0LH1CkvRHKo46uuKNEXtCgQ1KtRQlGggFukNmqho22CQ-B6IP0O_r6QIb_O999Ml68HUDtDFUIvuNKayizEf1e5XXDkG6SQ-HqYlr3xDoZOCqZzfDIfr2Av5ifw1qYu0qf3tHtmifiArwOl5QUgnOQ8BuDdnokdPFXoc4RmDVbd5pIChjj0bljIPIww3_q4YDWR0asuJf0Gqmn_HRd6urCm7iMCOGQNOoEaWSccV7OM_KAUpREeowfUyfpBeoTTC6FDr8jzogI32NT812qhVawb-911ZdVn-wyHQHQ1wD8tC4mk0updoi0osOJxUkuaCfhoBwxQGQo4QH_K37zkl3XU9&__tn__=-R

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme