Stefanova: Ndava gjithçka që di me prokurorin kompetent

16:15 | 13 Gusht 2019

Prokurorja  e PSP-së Lile Stefanova pas dëgjimit pesëorësh në Prokurorinë për Krim të Organizuar, deklaroi se me prokurorin kompetent ka ndarë gjithçka që di për rastet “Perandoria” dhe “Reket”.

“Jam e vetëdijshme për interesin e opinionit për hetimin ‘Reket dhe për të gjitha pikat prekëse me hetimin për rastin ‘Perandoria’ ku unë jam prokuror publik i lëndës, ndërsa dëshmitar i hetimit ‘Reket’ është i dyshuari i parë për hetimin ‘Perandoria’. Gjithçka që munda të ndaj me opinionin unë e ndava në kumtesën e lëshuar të premten: Sot erdha në cil[si të dëshmitarit. Rreth pesë orë dhashë deklaratë si dëshmitar dhe gjithçka që di për këtë rast e thashë para prokurorit publik kompetent. Duke pasur parasysh statusin tim të dëshmitarit dhe sekretin e hetimit nuk mund të them diçka tjetër nga ajo që tashmë e kam ndarë”, deklaroi Stefanova në daljen nga Prokuroria.

Lile Stefanova është prokurore kompetente për lëndën “Perandoria” në të cilën i akuzuar është  biznesmeni Jordan Kamçev, njëri nga aktorët edhe në rastin  “Reket”.

Ajo dhe shefja e saj në PSP   Katica Janeva ishin përmendur  në bisedat e incizuara dhe videot që i publikoi  edicioni në internet  i gazetës italiane “La Verita”, ndërsa në lidhje me rastet “Reket” dhe “Perandoria”.

Prokurorja Stefanova pas publikimit të videos  në të cilën ishte përmendur nga Kamçev, në deklaratë të shkruar për mediat  i mohon pohimet e tij,  duke i vlerësuar si përpjekje  ta diskreditojë si prokuror.

“Plotësisht është e pavërtetë sjellja e të dyshuarit Jordan Kamçev në incizimin e publikuar në të cilën ka lejuar ta përdorë emrin tim. Mendoj se qëllimi i kësaj deklarate është të më diskreditojë  si prokuror,  e cila e udhëheq procedurën kundër tij, veçanërisht që e ka incizuar bisedën me personin Bojan Jovanovski”, nënvizoi Stefanova.

Ajo shprehu gatishmëri të bashkëpunojë  me Prokurorinë për krim të organizuar  që kompletisht të zbardhet tërë rasti “Reket”.

Nga PP tani për tani nuk zbulojnë  nëse dhe kur do të thirret  edhe prokurorja speciale publike Janeva.

Dje, sërish në Prokurorinë publike ishte thirrur  për rastin “Reket”  dha deklaratë prokurorja Elizabeta Josifovska nga Prokuroria Speciale Publike.

Josifovska paraprakisht konfirmoi se  ajo e ka nënshkruar mendimin pozitiv për kthim të pasaportës së të dyshuarit  në “Perandorija”, Orce Kamçev, por sqaroi se vendimi ishte i Janevës dhe se ajo si zëvendëse e saj ishte e obliguar që ta nënshkruajë, sepse e zëvendësonte derisa ishte për pushime.

Hetimin për “Reket” në Prokurorinë Publike e udhëheq shefja e krimit të organizuar Vilma Ruskoska.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara