Dy aksidente rrugore kanë ndodhur brenda pak minutash mbrëmjen e së martës në Vlorë.
Nga këto aksidente kanë mbetur të lënduar dy persona, njëri prej tyre shtetas amerikan, raporton A2Cnn.
Sipas të dhënave zyrtare, në aksident është përfshirë automjeti i drejtuar nga një 58-vjeçar si dhe shtetasi amerikan rreth 30-vjeçar, i cili udhëtonte me biçikletë.
“Menjëherë pas ngjarjes, shtetasi amerikan është transportuar nga ambulanca drejt Spitalit Rajonal Vlorë, ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe më pas është larguar jashtë rrezikut për jetën. Burime nga Policia bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit rezultoi negativ në testin e alkoolit”.
“Vetëm pak minuta pas këtij aksidenti, një tjetër përplasje u regjistrua në zonën e plazhit të vjetër. Një automjet është përplasur me një motor, duke lënë të plagosur drejtuesin e motorit. Edhe ky i fundit është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme”.
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...