Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme që e shpalli të paligjshëm dhe antikushtetues mandatin e dyfishtë të ministrave–deputetë të Qeverisë në detyrë.
Bislimi u shpreh se gjyqësori i ka shpallur “luftë të hapur ndaj qeverisë” dhe e ka cilësuar vendimin e Supremes si “rast tipik dhe primitiv” të kësaj lufte.
“Edhe një rast sa tipik ashtu edhe primitiv i luftës së hapur që gjyqësori i ka shpallur qeverisë dhe zhvillimit të shtetit. Një luftë që me siguri të plotë do ta humb me shumë turp.” – shkroi ai./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Supremja: Nxjerrja e akteve nënligjore nga ministrat që janë deputetë shkel dispozitat kushtetuese
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...
Vitinha në pikëpyetje për përballjen me Bayernin, pas lëndim...
Zulfaj: Kosova duhet të përshpejtojë rrugën drejt statusit k...
Sulmet në shkolla, Erdogan propozon ndalimin e rrjeteve soci...
Parashikimi i motit për nesër
Ngushtica e Hormuzit, Macron thirrje SHBA dhe Iranit të ulin...