Nga dita e hënë vijnë testimet e shpejta në Maqedoni

20:56 | 29 Tetor 2020

Mjeku Viktor Isijanovski i cili është drejtor i spitalit të Shkupit tha se institucione që drejton ai do të jetë spitali i parë që do të fillojë me përpunimin e testimeve të shpejta për COVID-19. Këto janë teste cilësore nga firma ‘Abbott’ që japi 99.6% saktësi në rezultat.

Sipas tij nga dita e hënë, qytetarët përmes numrit të telefonit mund të caktojnë që të bëjnë testime të shpejta, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Testet marrin 15 deri në 20 minuta kohë dhe neve do të na nevojitet rreth gjysmë ore në fillim, edhe pse më pas do ta shohim që këtë procedurë ta bëjmë në 20 minuta”, thekso Isijanovski.

Ai shttoi se nëse personi del pozitiv menjëherë gjatë ditës do të njoftohet ISHP-ja dhe më pas pacienti do të përmbush anketën dhe do të dërgohet në izolim.

“Nëse testi është negativ dhe nuk ka simptoma nuk ka nevojë për PCR test, por nëse testi është negativ, ndërsa personi ka simptoma të COVID-19 atëherë ai duhet të bëjë PCR test”, tha mes tjerash Isijanovski.

Testet do të kushtojnë 1.000 denarë dhe kanë pëlqimin e Organizatës Shëndetësore Botërore.

Lajmet më të lexuara