Presidenti amerikan, Donald Trump ka publikuar në platformën e tij Truth Social një video hiperrealiste dhe të manipuluar me inteligjencë artificiale, e cila tregon ish-presidentin, Barack Obama duke u arrestuar nga agjentët e FBI-së në Zyrën Ovale.
Videoja, e publikuar më 20 korrik 2025 dhe e shoqëruar me mbishkrimin “Askush nuk është mbi ligjin”, nuk përmbante ndonjë paralajmërim që tregonte se ishte një prodhim i krijuar nga AI, duke shkaktuar reagime të ashpra.
Kritikët e cilësuan videon si shumë të papërgjegjshme, duke theksuar se ajo mund të përhapë dezinformim dhe të dobësojë besimin e publikut ndaj mediave në një periudhë tashmë të polarizuar.
Publikimi i kësaj videoje u bë në një kohë kur Drejtorja e Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, akuzoi në Fox News zyrtarët e administratës Obama për trillimin e narrativës së bashkëpunimit mes Trump dhe Rusisë pas zgjedhjeve të vitit 2016.
Gabbard pretendon se ka prova “tronditëse” dhe planifikon t’i dorëzojë ato Departamentit të Drejtësisë dhe FBI-së për hetime të mëtejshme.
Ndërkohë, as Obama dhe as stafi i tij nuk kanë dhënë ende ndonjë reagim lidhur me videojen AI, e cila ka shtuar tensionet dhe ka përçarë opinionet në rrjetet sociale.
Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit
Autobusi me 40 student bie në humnerë në Kolumbi, 16 të vdek...
“E kam vërejt që është ftohë”, Edi dhe Dolce drejt ndarjes?
Moti sot në Shqipëri me ulje të temperaturave
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...
Sulmi me 16 viktima në Australi, Kryeministri propozon ligje...