Shkëndija e Tetovës ka arritur të marrë një fitore të madhe ndaj FCSB me rezultat 1-0 në Shkup, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Ligës së Kampionëve.
Pas ndeshjes trajneri tetovar, Jeton Beqiri ka folur pas kësaj fitore, shkruan Arbresh.info.
Ai theksoi se është i kënaqur në mënyrën si u paraqit skuadra e tij, mirëpo puna ende nuk përfunduar, pasi sipas tij rumunët janë favoritë në ndeshjen e dytë.
“Jam i kënaqur me mënyrën se si luajtën djemtë. Ishin të përkushtuar, luftuan dhe respektuan planin taktik. Në disa momente treguam ndoshta më shumë respekt për kundërshtarin dhe bëmë disa gabime që mund të na kushtonin. Gjithsesi, kemi përballë një ekip shumë cilësor dhe kjo fitore është e rëndësishme, por është vetëm gjysma e rrugës. FCSB mbetet favorit, ne duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Na pret një ndeshje shumë e vështirë në Bukuresht, ku do të japim maksimumin. Shpresoj të shfaqim energji pozitive dhe nëse i shfrytëzojmë rastet, mund të arrijmë një rezultat historik,” u shpreh Beqiri pas ndeshjes.
Ndeshja e kthimit midis FCSB-së dhe Shkëndijës do të zhvillohet më 30 korrik në Bukuresht.
Fituesi i këtij dueli do të përballet në raundin e tretë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve me më të mirin nga përballja Shamrock Rovers (Irlandë) – Qarabag (Azerbajxhan).
E rëndë në Dibër, 65-vjeçari vdes pasi u godit nga kali
Rritet rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent ...
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i kërkuari me letër ...
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme vjetore të ...
Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe...
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...