Ballkani arriti fitore të madhe ndaj Florianas me rezultat 4-2 në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues për Ligën e Konferencës.
Pas ndeshjes trajneri i Ballkanit, Orges Shehi u shpreh i kënaqur me fitoren e arritur, shkruan Arbresh.info.
“Rëndësi ka fitorja. Edhe pse nisëm keq, treguam karakter. Nuk e humbëm durimin dhe arritëm te fitorja”, tha fillimisht ai.
Ai komentoi edhe dy golat e pësuar, si dhe shtoi se duhet të jenë me këmbë në tokë për ndeshjen e ardhshme.
“Pësuam dy gola shumë të lehtë. Kjo ndodh në futboll dhe nuk dua të fajësojë lojtarët. Kemi mundur të luajmë edhe më mirë. Ballkani ka kaluar tranzicion të madh. Duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të fokusohemi vetëm në ndeshjen e radhës. Morëm një rezultat pozitiv, por ndeshja e dytë do të jetë edhe më e vështirë”, u shpreh Shehi.
Ndeshja e kthimit luhet me 31 korrik në Maltë./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...