Në mesin e 40 personave që Gjermania i ka kthyer të enjten në Kosovë është edhe një kosovar, të cilin autoritetet gjermane e kanë identifikuar si islamist radikal, raporton Interaktiv në KTV.
Lajmin e ka konfirmuar ministri i brendshëm i landit të Bavarisë, Joachim Herrman. Ai ka thënë në një konferencë shtypi se 23-vjeçari nga Kosova kishte hyrë ilegalisht në Gjermani dhe kishte krijuar kontakte të zgjeruara me lëvizje selafiste në Munich.
“Ai nuk kishte bërë asnjë shkelje ligjore, por ishte e nevojshme që të ndërmerrnim masa parandaluese dhe ta deportomin menjëherë”, ka thënë Herrman. Kosovari, simpatizant i ISIS’it, njihej edhe nga shërbime të tjera të inteligjencës në Evropë.
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...
Ambasada e ShBA-së: Synojmë të punojmë me qeverinë e re për ...
Rama në Bruksel, takohet me Përfaqësuesen e Lartë për Politi...
Kështu po duket ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër
Murati: Me qeverinë Kurti rriten edhe shtesat për nënat leho...
Tragjike në Vjenë/ Torturohet për orë të tëra dhe digjet në ...