Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti sërish ka përsëritur thirrjen e tij për të qëndruar ën shtëpi.
Tani që numri i rasteve në Komunën e Prishtinës ka shkuar në 10, qytetarë të shumtë e kanë pyetur të parin e kryeqytetit se për cilat lagje bëhet fjalë, shkruan portali arbresh.info.
“Qytetarët po më pyesin se cilat lagje në Prishtinë kanë njerëz që janë testuar pozitiv me #covid19, në mënyrë që ti shmangin ato. E unë ju them që përkundër numrit të vogël të rasteve, kemi shpërndarje të rasteve në 5-6 lagje. Mos e mendoni shmangien e lagjeve, por mendoni shmangien e daljes në qytet sa më shumë. Mos u relaksoni për shkak të situates politike! #rriNshpi #rriNshpi #rriNshpi”, shkruan Ahmeti.
Ndërkohë vetëm sot janë konfirmuar 15 raste të reja, shtatë nga Malisheva, katër nga Vushtrria, tre nga Prishtina dhe një nga Peja.
Numri totali tanimë është 86 të infektuar, një i vdekur dhe një i shëruar./arbresh.info/
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën