Kandidati i Nismës për Kosovën për kryetar të Komunës së Prizrenit, Zafir Berisha, ka thënë se qytetarët e kësaj komune kanë nevojë për një kryetar dhe për një qeveri të guximshme.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai është shprehur i bindur se do të jetë kandidati më i votuar në Prizren në zgjedhjet e së dielës.
Sipas Berishës, në këto zgjedhje e vetmja alternativë që do ta ndryshojë Prizrenin për të mirë është Nisma për Kosovën dhe ekipi të cilin e udhëheq ai. Berisha ka thënë se me sistemin aktual zgjedhor asnjëherë nuk do të ketë fitore pa balotazh në Prizren.
Ai ka theksuar se nuk ka rëndësi se më kë do të përballet në garën zgjedhore në balotazh pasi, sipas tij, të gjithë kundërkandidatët i ka të dobët.
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...