Kandidati i PDK-së për kryetar të Suharekës, Blerim Xhemajli ka vlerësuar se tubimi madhështor që kishte sot Partia Demokratike e Kosovës, flet që Kosova e përkrah PDK-në, në krye me liderin e fuqishëm, Kadri Veseli.
“Entuziazëm i madh nga qytetarët e Republikës së Kosovës për Partinë Demokratike të Kosovës, për partinë e punës dhe fitores. Ky tubim madhështor flet që Kosova përkrah Partinë Demokratike të Kosovës, në krye me liderin e fuqishëm, z. Kadri Veseli. Ndryshimi bëhet vetëm me PDK-në sepse ne jemi forcë e ndryshimit. Ne jemi e vetmja shpresë për kërkesat e qytetarëve, zgjidhje të problemeve të tyre dhe ne jemi për fuqizim të vendit. Prandaj, më 22 tetor besoni votën tuaj për #forcënendryshimit, besoni tek ne dhe së bashku të ecim përpara. #VOTOPDK94✔”, ka shkruar Xhemajli në Facebook.
Inflacioni në Kosovë shkon në 6% në krahasim me një vit më p...
Barcelona shpëton nga humbja falë një penalltie në minutat e...
Bayern e demolon Atalantan në Bergamo, ia shënon gjashtë gol...
Hoxha takim me Kaja Kallas: Shqipëria, aleat i besuar për si...
Sheshi i Vlorës do e mbajë emrin e komandantit legjendar Ade...
Shoqëria civile: Bllokada institucionale po dëmton interesin...