Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se Mitrovica do të jetë një dhe e bashkuar, si dhe s’do të ketë jug e veri. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Veseli ka thënë se s’do të ketë mure e trena të Serbisë në Republikën e Kosovës.
“Do ta fuqizojmë Mitrovicën, që ta shohim nga lind dielli dhe nga perëndon. Të jetë një Mitrovicë e bashkuar. Jo jug e veri. Fillimi i Ri nënkupton që nuk ka mure në Republikën e Kosovës, nuk ka trena të Serbisë në Republikën e Kosovës. Ka marrë fund Serbia më 12 qershor. Kurrë më nuk do të kthehet! #FillimiRi”, ka shkruar Veseli.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...