Lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka ftuar qytetarët e Kosovës që t’i bashkojnë forcat për ta quar shtetin përpara.
Në ditën kur edhe u hap zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 qershorit, Veseli ka kërkuar votën e qytetarëve të Kosovës në këto zgjedhje, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:
Qytetarë të dashur të Republikës së Kosovës,
Ju ftoj t’i bashkoheni Fillimit të Ri dhe ta votoni numrin 12 më 11 qershor.
I kam dëgjuar shqetësimet tuaja dhe dëshirën tuaj për ndryshim.
Tani është koha që t’i bashkojmë forcat për ta çuar shtetin tonë përpara.
Me një lidership që mund ta jetësojë këtë ndryshim.
Me një lidership të aftë për t’u përballur me armiqtë dhe që do të qëndrojë përkrah aleatëve tanë.
Kërkoj votën tuaj më 11 qershor për numrin 12. #FillimiRi./Arbresh.info.
Rexhepi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë në Bujanoc, kërcëni...
Krimet Ekonomike zbarkuan në ARBK, deklarohet MINTI
Trump presion industrisë amerikane të mbrojtjes: Shtoni prod...
UNICEF tronditet me rastin e 5-vjeçarit: Forcimi i sistemit ...
Nënshkruhet kredia 80 milionë euro për reformat në sektorin ...
Aksident në Dollc të Klinës, katër persona të lënduar