Kandidati i ARK-së për kryetar të Drenas, Petrit Sinani ka thënë në tubimin përmbyllës sot se ka ardhur koha që qytetarët e Drenasit të përkrahin karavanin e ndryshimit.
Sinani, plot emocione foli rreth atyre që ofron për Drenasin e sidomos për të rinjtë e Drenasit, shkruan arbresh.info.
“Unë personalisht jam shumë i privilegjuar se presidenti Pacolli nuk ndodhet në mesin tonë për një shkak, për shkak se puna e shtetit nuk vendoset para punëve të partisë. Ai nuk ka lënë punët shtetërore mangu por po ecën me to, po vazhdon me to. Kemi një program për shëndetësi, për arsim për mirëqenie sociale dhe ju ftoj që ta votoni programin e vetëm të ndryshimit, dhe ai është programi i AKR-së. Është koha tani që sot dhe ju nesër ta përkrahni karavanin e ndryshimit dhe atë të vetëm të fitores i cili është i përbërë nga njerëzit më të sinqertë”, tha Sinani gjatë tubimit.
/arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1571388212926265/
Nesër mbahet ceremonia e hapjes së objektit të ri të Ministr...
66 inspektime për 48 orë – ndërtimtaria në fokus, 27 ndalime...
Haradinaj kujton daljen publike të UÇK-së dhe rolin e Drenoc...
Begaj: E dënoj me forcë sulmin e armatosur ndaj Presidentit ...
Pas kërcënimeve nga Izraeli, Kadiri i “Esref Ruya” takon Erd...
“Përsëritet historia”/ Sulmi me armë në darkën e...