Në kuadër të vizitave që Kandidati për Kryetar të Prishtinës nga radhët e AKR-së, Selim Pacolli, po bënë nëpër lagjet e Kryeqytetit, sot ka vizituar disa nga familjet e lagjes “Kodra e Trimave”, ku u prit nga disa nga familjet më të mëdha në këtë pjese të qytetit.
“Gjatë diskutimit, përfaqësuesit e këtyre familjeve, shprehen kërkesat e tyre në drejtim të Kandidatit, Selim Pacolli. Shqetësimi kryesor i Familjes Hertica, një familje që ka kontribuar shumë për arsimin në Prishtinë, është fokusuar në mungesën e Shkollës së Mesme”, thuhe në komunikatën e AKR-së, transmeton arbresh.info.
Ndërkaq Familjet e tjera, Berisha dhe Isufi shprehën nevojën e madhe që ato kanë për punësim të të rinjve të cilët dita ditës po shfrytëzojnë çdo mundësi për të ikur nga ky vend. Problem tjetër gjithashtu tejet i theksuar mbeten kontestet pronësore.
Kandidati i AKR-së, Sellim Pacolli ka garantuar këto familje se kërkesat e tyre do të trajtohen me prioritet gjatë mandatit të tij. Ai ka shpalosu një pjesë të programit për Prishtinën, në të cilin parashihen investime në sektorin e arsimit, ndërtimi i shkollës së mesme, investime në infrastrukturë, e veçanërisht në krijimin e mundësive për të rinjtë dhe punësimin e tyre.
Këto vizita po zhvillohen në kuadër të kampanjës shtëpi me shtëpi, që po zhvillon Pacolli, pasi ka pranuar përmes fushatës me Viber, me mijëra mesazhe me shqetësime e kërkesa të qytetarëve të Prishtinës./arbresh.info

Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”