Selim Pacolli, kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës Kosova e Re, ka treguar përse është bllokuar numri i tij i VIBER.
“Dje pasdite ne morëm një komunikate prej BIVER se është bllokuar konto jonë”.
“Arsyet janë të shumta, por kryesorja ka qenë ngarkesa”.
“Publikisht ju kërkoj falje të gjithë qytetarëve që kemi kontaktuar përmes VIBER”.
“Ne do të ua kthejmë të gjithëve përgjigjet”.
“Prej ditës kur e kemi lansuar fushatën ne kemi pranuar prej 6000-7000 mesazhe”.
Kështu ka thënë Pacolli në Ballë për Ballë të Orës së Fundit.
Pacolli ka thënë se i ka lexuar shumicën e mesazheve që ka pranuar.
“I kam lexuar disa prej tyre, jo të gjithë – madje disave ua kam kthyer edhe vet përgjigjen”.
“Ka pas edhe mesazhe të natyrave të ndryshme – që vetëm i kam kaluar, disa ishin edhe komike”
“Ndërsa të tjerët kane qenë mesazhe konkrete për problemet që i kanë banorët e Prishtinës”
BE i reagoi PDK-së që e kritikoi Kurtin, Artan Behrami iu pë...
Kusari-Lila: Rritja e çmimeve të naftës vjen nga tregu ndërk...
SHBA mirëpret marrëveshjen për Ligjin për të huajt, përmend ...
Spitali i Gjakovës mohon lidhjen me grevën e punëtorëve tekn...
Rrëzohen ankesat, konfirmohet aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit ...
Izraeli sulm ajror ndaj Iranit, vritet shefi i sigurisë Ali ...