Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili po kandidon edhe për një mandat katër vjeçar, sot në Restaurant Diamant në Drenas ka takuar punëtorët e gjigantit Ferronikeli me të cilët ka bashkëbiseduar për punën që bëjnë ata dhe rëndësinë e kësaj fabrike.
“Ferronikeli është shtylla kurrizore e industrisë në Drenicë. Jam i vetëdijshëm për rëndësinë e punës në këtë gjigand ekonomik, rëndësinë e të hyrave të familjeve nga Ferronikeli në komunën tonë. Kadri Veseli i dha shtytje të fuqishme vazhdimit të prodhimit këtu”, ka deklaruar Lladrovci para punëtorëve të shumtë të fërronikelit.
Ai thotë se dje, sot dhe nesër, i mbështetë të drejtat ligjore të secilit punëtor të Ferronikelit.
“Në takim fola për sukseset tona. Po ashtu, theksova se platforma jonë zgjedhore është e pakrahasueshme me oponencën andaj, ballhapur, kërkojmë votën e qytetarit, për PDK-në, për numrin 94. Ne jemi Forca e Ndryshimit në Drenas”, ka thënë kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...