Vazhdon sot dita e dytë e fushatës për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Partitë politike në vend kanë planifikuar një sërë aktivitetesh elektorale për ditën e sotme të cilat janë të renditura më poshtë:
Kryetari Veseli, bashkë me kandidatin për Kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj, viziton bizneset në rrugën, ‘Agim Ramadani’. (Mbrapa Teatrit Kombëtar, ora 10:30)
Partia Demokratike dega në Pejë bën prezantimin e projektit të planit zhvillimor urbanisitk të kandidatës për kryetare të komunes Sabiha Shala. (Sheshi Haxhi Zeka afër Shtëpisë së Mallrave, ora 13:00)
Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan hap zyrtarisht fushatën elektorale në Konventën e madhe programore. (Salla e teatrit të qytetit, ora 15:00)
Kryetari Veseli merr pjesë në tubimin hapës elektoral në Prizren, bashkë me kandidatin për Kryetar të Komunës, Shaqir Totaj. (Sheshin e Lidhjes në Prizren, ora 17:00)
Forumi i Gruas i Lidhjes Demokratike të Kosovës organizon tubim ku do të bëhet shpalosja e politikave për gruan. (Hotel Emerald, ora 17:00)
Dega e NISMA për Kosovën në Prizren do të bëj hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale. (Shtëpia e kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, ora 18:00)
Lëvizja Vetëvendosje bën prezantimin e kandidatëve për Kuvendin Komunal të Prishtinës. (Amfiteatri i American School of Kosova ASK, ora 18:00)
Dega e NISMA për Kosovën në do të bëj hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale. (Hotel Pashtriku në Gjakovë, ora 19:00)./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...