Isa Mustafa kryetar i LDK-së në tubimin e koalicionit LDK-AKR në Viti ka treguar se pse po thirren në emër të Ibrahim Rugovës.
“E kemi parë disa që na thonë pse po thirreni në emër të Ibrahim Rugovës. Është njësoj sikur tu themi muslimanëve pse po thirreni në emër të Muhamedit dhe të krishterëve në emër të Jezusit. Ibrahim Rugova është ati i këtij shteti, ai që e ka krijuar dhe ne kemi zgjedhur njeriun që do të vazhdojë këtë rrugë, Avdullah Hotin. Ju e keni rastin ti jepni një përkrahje të madhe atij”, ka thënë ai.
Mustafa ka thënë se partnerët që kanë AKR, Alternativën, Lëvizjen për Drejtësi kanë ardhur në shtëpinë e tyre.
“Ata kanë ardhur që të bëhemi bashk që ta ndërtojmë një shtet si e duan qytetarët. Ju e doni një shtet të zhvilluar ku të rinjët dhe të gjithë qytetarët do të kenë punë. Një shtet të mirëqenies, një shtet të pensioneve të mira, një shtet që ju të udhëtoni pa mirë, një shtet që do të krenohemi karshi faktorit ndërkombëtar. Fitorja e këtij koalicioni është fitore e Kosovës dhe e juaja. Ne fitoren tonë nuk e masim me sondazhe as anketa por me njerëz të pranishëm”, ka thënë ai./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...