Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë të ditur se subjekti i tij politik ka hequr dorë nga përdorimi i posterëve në zgjedhjet lokale.
Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kanë marrë këtë vendim me qëllim që fushata të jetë sa më racionale
Postimi i Mustafës:
“LDK heq dorë nga posterët në zgjedhjet lokale. Ky është vendim i Shtabit zgjedhor dhe i kryetarëve të degëve nga takimi i sotëm në Selinë e LDK-së.
Fushata do të jetë racionale, me shpenzime më të ulëta. Do të respektojmë ambientin, pronat publike dhe private. IM”, ka shkruar Mustafa.
Qeveria shqiptare miraton kompensimin për ushtarakët e koman...
Benjamin Netanyahu: Nuk është e qartë se kush po e drejton I...
Zjarrvënie në Ligatinën e Hencit, Pacolli kërkon hetim të me...
Moti për Bajram i vranët dhe me intervale dielli
Hapet për qarkullim rruga Pejë–Kullë–Rozhajë, kërkohen pajis...
Trajneri i Sllovakisë e respekton Kosovën: Kanë cilësi nga S...