Lidhja Demokratike e Kosovës, bashkë me partnerët e koalicionit AKR dhe Alternativa, kanë hapur fushatën në Prishtinë.
KKryetari i LDK’së Isa Mustafa, që në fillim të këtij tubimi tha se koalicioni LDK-AKR do të dalë fitues në krye me Avdullah Hotin.
“Ne u bashkuam si në kohën e Ibrahim Rugovës. Ne më këtë bashkim po shkojmë drejt fitores, sigurt si asnjëherë më parë.
Koalicioni ynë është garanci e një qeverisje të mirë, të pa korruptuar, të përgjegjshme për qytetarët e Republikës së Kosovës’ , është shprehur Mustafa.
Ai më tutje ka thënë se me 11 qershor qytetarët e Kosovës e kanë testin e madh përpara tyre, ata do te zgjedhin ne mes të kaluarës dhe të ardhmes.
“E ardhmja është koalicioni ynë, koalicioni i punës jetësimit të shpresës. Un besoj në kandidatët për deputetë të listës së koalicioni LDK-AKR”, ka përfunduar ai.
Mustafa në fjalën e tij ka thënë bërja bashkë e PDK-AAK-Nisma, tregon se ata shahen ditën e përqafohen natën.
Kjo sipas tij tregon se PDK e ka kapur shtetin, dhe LDK do të bëjë të mundur shkapjen e tij.
Mustafa ka lavdëruar qeverisjen e tij, duke thënë se kanë ndaluar trenin serb që të futet në Kosovë, e edhe i kanë detyruar që të rrënojnë murin në veri ata që kishin ndërtuar atë./Arbresh.info
Liderët e BE-së mblidhen në Bruksel, krizën në Lindjen e Mes...
Kurti: Alarmuese që Serbia po provokon me helikopterë pranë ...
Lautaro: Argjentina është më e fortë se Spanja
Remitencat arrijnë 1.4 miliardë euro më 2025, rritje 4%
Shqipëria në vend të 9 në botë për sigurinë kibernetike, Ram...
Qeveria mban 1 minutë heshtje për tre kosovarët që vdiqën tr...