Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, në Magazinën Zgjedhore të Klan Kosovës, ka thënë se qeverisja e VV-së do të punojë fort për një sistem efikas dhe të pandikueshëm politikisht të drejtësisë.
Ai ka deklaruar se do ta miratojnë ligjin antimafia, do të formojnë komision parlamentar për hetimin e SHIK-ut, dhe do t’ua konfiskojnë pasurinë të gjithë atyrë që nuk mund ta justifikojnë atë, njofton Klan Kosova.
“Do të miratojmë ligjin antimafia, për të formuar një njësti të vecantë në prokurori, që do të ndërlidhet me policinë, për të luftuar këtë dukuri në rritje në Kosovë. Paralelisht do të formohen komisione që do ta hetojnë veprimtarinë e SHIK-ut. Pa një clirim të institucioneve të drejtësisë, përmes një hetimi të pavarur ndaj SHIK-ut, nuk mund të ketë drejtësi të mirëfilltë”, ka thënë ai.
“Nuk ka ndodhur asnjëherë të vendoset drejtësi në një vend, pa ardhur në pushtet një klasë politike që ka vullnet për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Ne do të jemi të pakompromis ndaj krimit dhe korrupsionit”, ka thënë Molliqaj.
“Persekutim ndaj SHIK-ut? Të them të drejtën, nuk jam kundër. Të gjithë ata që kanë bërë krime si pjesë e kësaj organizate duhet të dalin para drejtësisë. Unë nuk kam asnjë dilemë që Klani Pronto, SHIK-u, ‘koalicioni i krimit’ e pengojnë drejtësinë në Kosovë”, tha ai.
“Ne do ta hetojmë jo pasurinë e paligjshme, por pasurinë e pajustifikueshme. Sepse kushdo që nuk mund ta justifiojë pasurinë duhet të hetohet. Dhe do të jetë retroaktive. Sepse ndonjëherë kur bëhen ligjet e kaluara lihet, si ajo thënia ‘mos më pyet si e kam bërë milionin e parë, se për të tjerët të tregoj’. E ne duam ta dijmë si e kanë bërë milionin e parë”, tha ai.
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...
DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj
OBSH: Rreziku i përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë ësh...