Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi ka thënë se edhe nëse nuk do të bënin koalicion me AAK-në e Nismën, ata fitoren do ta kishin të sigurte.
Madje thotë se fitorja e tyre do të sillet nga 48 për qind deri në 50 për qind. I ftuar në Rrokum Tv, Krasniqi e quajti të turpshëm epitetin që partitë tjera po ia bëjnë koalicionit që po e quajnë koalicion i muskujve.
“ Nuk është koalicion i muskujve pasi ne jemi koalicion i njerëzve të Kosovës. PDK është partia më e madhe udhëheqëse, jemi 13 parti bashkërisht pra shumica e Kosovës, ne përfaqësojmë gjysmën e më shumë të qytetarëve të Kosovës. Fushatat kalojnë e ne mbesim, duhet mu kqyrë në sy prap. Edhe në zgjedhjet e 2014 kurrë s’kam thënë s’kemi vija të kuqe e ata gjithë kanë thënë kurrë me PDK-në dhe e kanë bë këtë”, është shprehu Krasniqi.
Ai duke i komentuar sondazhet e fundit, thotë se jo vetëm në sondazhe por mbështetja e qytetarëve ndja tyre është evidente.
“Këto janë evdeinte për një mbështetje të madhe, por ne besojmë se do ta kemi më shumë se gjysmën e votuesve jemi shumë afër mund të jetë 48 deri në 50 përqind marzhina e koalicionit tonë”, ka shtuar ai.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...