Kandidati për Kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ditën e sotme vizitoi Qendrën Kryesore të Mjekësië Familjare, në këtë komunë.
Ai tha se shëndetësia primare ka qenë dhe vazhdon të jetë prioriteti i parë i qeverisjes edhe në katër vitet e ardhshme.
“Ne i kemi përfunduar investimet në infrastrukturë në të gjitha qendrat mjekësore në qytet dhe fshatra, i kemi shtuar shërbimet, sikur që e kemi rritur numrin e kuadrit profesional. Ndërkaq, kemi ofruar pesë shërbime në terren, ndihma e shpejtë 24 orë, shërbimi i vaksinimit, vizita shtëpiake për përkujdesjen e nënës dhe fëmijës në familje, shërbimi i patronazhës në dy ndërrime, pesë ditë në javë dhe kontrollet sistematike të nxënësve në tri vitet e fundit”, ka shtuar Haziri.
Tutje Haziri njoftoi që së shpejti do të nis ndërtimi i QMF në Llashticë.
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...