Partia, Nisma për Kosovën sot hapi zyrtarisht fushatën në qytetin e Mitrovicës me kandidat Qazim Shalën. Kryetari i Nismas, Fatmir Limaj u drejtua para qytetarëve dhe tha se në Mitrovicë ka shumë probleme, por kur në një qytet ka probleme mundësitë janë më të mëdha për të bërë zgjidhje.
“Drejtuesit që e kanë drejtuar këtë qytet nuk e kanë pa se aty ku ka shumë probleme ka shumë mundësi që të zgjidhen problemet. Dhe për këtë arsye Mitrovicës i ofrojmë një kandidat me përvojë që është rritur në këtë qytet dhe është ballafaquar me problemet e qytetit”, tha Limaj.
Tutje ai tha se Mitovica është lodhur nga premtimet e rrejshme dhe se tani është koha për partinë Nisma. Ai ka ftuar qytetarët që ta votojnë kandidatin e partisë Nisma.
Shala, ka prezantuar programin e tij qeverisës prej 50 pikave, ndër të cilat ka potencuar zhvillimin ekonomik, arsimin, shëndetësinë, zhvillimin e sektorit për kulturë, rini, sport.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...