Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së, njëherësh edhe kryetari i degës së 5-të në Hajvali, Islam Pacolli, tha se Aleanca e Kosova e Re gjithmonë ka treguar cilësi korrektësi dhe punë, përcjell arbresh.info.
“AKR gjithmonë ka tregu cilësi, korrektësi, punë, pasi që në krye ka njeriun më të devotshëm të cilin e kanë zili edhe shtetet e tjera, por fatbardhësisht e ka Kosova dhe AKR, ky është Behgjet Pacolli”, ka thënë ai.
Ai tha se ka ardhur koha që qytetari të qeverisë me Prishtinës, pasi siç tha ai kjo e drejt është mohuar tash e një kohë.
“Po vjen koha kur duhet me qeverisë me komunën e Prishtinës qytetari i komunës së Prishtinës. Po vjen koha kur çdo drejtorat, shkollë, vend pune do ta udhëheqin qytetarët e komunës së Prishtinës, për arsye se kjo e drejtë iu ka mohu kohëve të fundit”, ka thënë Pacolli./arbresh.info

Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...