I nominuari për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti ka thënë se ata do t’i sjellin qetësi vendit kur do të vijnë në qeverisje.
Ai ka pohuar se janë duke u munduar që të komunikojnë me të gjitha kategoritë e shoqërisë edhe tash pas hapjes së fushatës, por se ka shtuar se këtë e kanë bërë vazhdimisht si parti.
Më tej ai është përgjigjur ndaj kritikëve që kanë akuzuar se ata si koalicion nuk kanë program qeverisës.
“Nëse ka dikush program është LDK-ja”, ka thënë Hoti në Magazina Zgjedhore.
“Është një ekstrakt tjetër i programit rreth 30 faqe, kurse programi i plotë është mbi 100 faqe. Nesër qytetarët do ta kenë në dorë këtë kontratë”, ka shtuar Hoti.
“Është një mesazh i qartë për nevojën që ka ky vend për të pasur qetësinë në familje, biznes, shkollë etj”.
Ai ka thënë se me ofertën e tyre duan ta bëjnë të qartë kontratën që ata kanë për qytetarët.
42 aksidente trafiku e mbi 2 mijë gjoba të shqiptuara gjatë ...
Çmimet e derivateve: Edhe sot 1 litër naftë duhet të shitet ...
Trump ia zgjat afatin Iranit për hapjen e Ngushticës së Horm...
Sulmohet gjyqtari në një ndeshje futbolli në Obiliq, arresto...
Ndjekje si në filma, kapet në Tiranë 37-vjeçari me lëndë eks...
Shpërthim nga bombola e gazit në Skenderaj, lëndohet një i m...