Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, në Mitrovicë, ka thënë se është për keqardhje se si një qytet që “fle” në ar, vazhdon të jetë shumë i varfër.
Sipas Haradinajt, Trepça do të shndërrohet në një gjenerator kyç dhe se sipas tij, ky gjigant metalurgjik do të jetë shtytës i zhvillimit ekonomik i vendit.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Xehet e Mitrovicës, gjeneratori kyç i zhvillimit ekonomik!
Nga Podujeva vazhduam në Mitrovicë.
Është për keqardhje që një qytet që “flen” në ar, vazhdon të jetë shumë i varfër.
Sa herë që kemi folur për vendimet e mëdha dhe të guximshme për vendin dhe qytetarët, po ua them se kemi menduar pikërisht edhe për Trepçën.
Trepça jonë do të shndërrohet në gjenerator kyç, shtytës të zhvillimit ekonomik të Kosovës, i një shteti gjithëpërfshirës më tërësi të plotë territoriale e me sovranitet.
Qytetarët e Kosovës, pa dallim, do të gëzojnë të drejtat e barabarta por edhe do të shfrytëzojnë të mirat e shtetit të përbashkët.
Kosova është një, e pandashme dhe për të vendosim vetëm ne, qytetarët e saj.
#KohapërFillimineRi!
RH
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...