Kompania Google tha se po rrit përpjekjet për të identifikuar dhe hequr videot që lidhen me terrorizmin dhe përmbajtjen ekstremiste, veçanërisht në platformën e saj YouTube.
Google tha se po rrit përdorimin e teknologjisë me “modele të analizës video” për të identifikuar më shumë se 50 për qind të përmbajtjes që lidhet me terrorizmin që ajo ka hequr nga interneti gjatë gjashtë muajve të fundit.
Kompania pranon se teknologjia nuk mund ta zgjidhë plotësisht problemin, prandaj po shton edhe 50 organizata OJQ me ekspertë për identifikimin e videove. Google tha se problemi është të dallohen më saktë videot me propagandë të dhunshme nga ato që janë thjesht lajme. Ajo tha se saktësia për të bërë një dallim të tillë ka arritur në mëse 90 për qind.
Google tha gjithashtu se do të mbajë një “qëndrim më të ashpër ndaj videove që në dukje nuk cenojnë rregullat e vendosura nga kompania. Ajo tha se videot që “përmbajnë komente nxitëse fetare ose supremaciste” do të shfaqen me një shenjë paralajmërimi. Njerëzit nuk do të jenë në gjendje të fitojnë para me këtë video, as të komentojnë apo t’i miratojnë ato.
Google tha se do të “zgjerojë rolin e saj në përpjekjet kundër radikalizimit” nëpërmjet asaj që ajo e quan “metoda e ridrejtimit”.
Kjo mënyrë ka në shënjestër reklamat që përpiqen të rekrutojnë njerëz për ISIS-in. Google i ridrejton ata që hasin në reklama të tilla, duke i çuar tek videot e anti terrorizmit, të cilat mund t’u ndryshojnë mendjet.
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...